Bota

Daçiç: Kurti është si gjerman, ai nuk dëgjon njeri, ndërsa Serbia është konstruktive

8 Korrik 2021, 10:08 Nga DOSJA
Daçiç: Kurti është si gjerman, ai nuk dëgjon njeri,

SERBI- Kryetari i Kuvendit në Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se në mënyrë që të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi, duhet që t’i bëhet presion Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se Daçiç është shprehur se Albin Kurti është si një gjerman që nuk dëgjon asnjë njeri.

“As Brukselin, as SHBA-në. Politikanët shqiptarë në Prishtinë janë të ndarë. Kështu që disa janë amerikanë, të tjerë evropianë dhe i treti gjerman. Albin Kurti thuhet të jetë më shumë gjerman sesa amerikan”, tha Daçiç.

Më tei ai tha se Serbia është konstruktive dhe se nuk do të largohen nga tryeza e bisedimeve kurrë.  

“Ne do të durojmë gjithçka stoikisht, do të jemi të durueshëm dhe kurrë nuk do të largohemi nga tryeza ku po zhvillohen negociatat. Serbia do të jetë konstruktive”, tha Daçiç.

Bisedimet e djeshme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 15 qershor, të po këtij viti. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Në dialog, pala serbe insiston më së shumti në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Madje vetëm pak ditë më parë, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer për thirrje për respektimin e marrëveshjes. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi ivica dacic dialogu kosove-serbi ivica dacic

Sondazh

Poll