“Pandemia është në pikë kulminante për shkak të vaksinimit të pabarabartë”/ Kreu i OBSH paralajmëron: Rihapja dhe l
8 Korrik 2021, 10:43Nga DOSJA
SHBA-Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, me atë të një deklarate është shprehur se pandemia është në një pikë kulminante për shkak të vaksinimit të pabarabartë kundër Covid-19.
Tedros theksoi se shumë vende të cilat kanë vaksinuar popullsinë në masë, po i lehtësojnë masat e po i hapin kufijtë sikur Covid-19 të mos kishte ekzistuar asnjëherë. Ai tha se duhet të bëhet kujdes me masat dhe se ato duhet të lehtësohen gradualisht.
Kreu i OBSH-s theksoi se për shkak të pabarazisë së procesit të vaksinimit dhe përhapjes së varianteve të reja të COVID-19, në shumë vende në botë situata po përkeqësohet sa i përket rasteve të reja pozitive viktimave.
Këto paralajmërime nga OBSH vijnë teksa, numri i viktimave nga COVID-19 është mbi 4 milionë në të gjithë botën, një shifër tragjike dhe një plagë për të gjithë. Një kërcenim për botën aktualisht është edhe varianti Delta i COVID-19, i cili ka një fuqi të shpejtë në përhapje.
Në Bashkimit Evropian, është diskutuar rreth mundësisë së rimbylljes së kufijve, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit delta, megjithatë kundërshtimet kanë qenë të forta, për shkak se përpara kemi një sezon turistik plot shpresë për ringjalljen e ekonomisë.
(E.K/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOREJA E VERIUT- Rusia i ka ofruar vaksina anti-Covid Koresë së Veriut. Kryeqyteti i Koresë se Veriut, Pyongyang i ka refuzuar vaksinat, duke theksuar të njëjtë...
INDONEZI– Shkencëtarja Novilia Sjafri Bachtiar, e cila hulumtoi mbi kërkimet për vaksinën anti-covid, Sinovac ka ndërruar jetë ditën e djeshme.Sipas mediave dys...
SHBA– Një nënë me katër fëmijë në Colorado ka fituar lotarinë e vaksinimit me vlerë 1 mln dollarë në SHBA.Mediat e huaja shkruajnë se ajo u përzgjodh fituese dh...
KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia pas vaksinimit me AstraZeneca u ka kërkuar njerëzve që të bëjnë të njëjtën gjë. Gazeta Ekspress shkru...
KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç është shprehur se takimi i djeshëm me zëvendëskryeministrin e Kosovës Bes...
KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Vitia u vaksinua ditën e sotme në qendrën më të madhe ...
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se kursimet e veta dhe të fëmijave të tij i ka investuar në kriptovaluta. Klan Kosova shkruan se edh...
DANIMARKË- Populli danez është populli më i pasur në Bashkimin Evropian, sipas një analizë të kryer nga Banka Qendrore. CNBC shkruan se një familje mesatar...