Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç: Bislimi nuk donte që të më dëgjonte dje, ne duhet të gjejmë zgjidhje për Themelimin e A

8 Korrik 2021, 09:46 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç: Bislimi nuk donte që të

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç është shprehur se takimi i djeshëm me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi ishte i tensinuar. Gazeta Ekspress shkruan se Petkoviç ka thënë se Bislimi ditën e djeshme nuk donte ta dëgjonte fare atë, duke folur.

“Ai më tha se nuk dua të të dëgjoj dhe unë i thashë se dua të të dëgjoj ty sepse ne duhet të flasim. Fati ka përcaktuar që serbët dhe shqiptarët jetojnë në Kosovë dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje”, është shprehur Petkoviç.

Ndërkohë që Petkoviç më ka thënë se i është drejtuar Përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se nëse Kosova dëshiron që të vazhdojnë bisedimet duhet që të përmbushet themelimi i Asosacionit të Komunave me Shumicë serbe. 

Bisedimet e djeshme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 15 qershor, të po këtij viti. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Në dialog, pala serbe insiston më së shumti në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Madje vetëm pak ditë më parë, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer për thirrje për respektimin e marrëveshjes. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni miroslav lajčák petar petkoviç miroslav lajčák petar petkoviç

Sondazh

Poll