Bota

Grafiku/ Popujt më të pasur në BE, Danimarka zë vendin e parë ndiqet nga Holanda, në vend të fundit është Rumania 

8 Korrik 2021, 09:09 Nga DOSJA
Grafiku/ Popujt më të pasur në BE, Danimarka zë vendin e

DANIMARKË- Populli danez është populli më i pasur në Bashkimin Evropian, sipas një analizë të kryer nga Banka Qendrore. CNBC shkruan se një familje mesatare në Danimarkë kishte 250,000 euro të ardhura financiare në tremujorin e katërt të vitit 2020. Ndërkohë që edhe pse janë populli më i pasur ata gjithashtu kanë edhe më shumë borxhe të të tjerët, pasi mesatarisht ata kanë 80 mijë euro.

Sipas Bankës borxhet danezët i kanë marrë zakonisht në banka si dhe me kredi. Në përgjigjësi pasuria e danezëve është 177,500 euro, që është pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e BE-së.

“Kështu, borxhi i danezëve kompensohet kryesisht nga vlera e pasurisë së banesave, e cila nuk përfshihet në pasurinë financiare”, shpjegoi banka qendrore.

Ndërkohë që pas Danimarkës, populli i dytë më i pasur në BE është i Holandës, i treti i Luksemburgut dhe i katërti i Suedisë. Ndërsa populli më i varfër në BE është Rumania.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vendet me te pasura ne be vendet me te pasura ne be

Sondazh

Poll