Shembja e ndërtesës në Miami, 54 viktima dhe 86 të zhdukur, Kryebashkiaku: Mundësitë e gjetjes së njerëzve gjallë janë
8 Korrik 2021, 08:48Nga DOSJA
MIAMI- 54 viktima dhe 86 persona të zhdukur, ky është bilanci i fundit i shembjes së ndërtesës 12 katëshe në Miami. BBCshkruan se ekipet e shpëtim-kërkimit i kanë humbur të gjitha shpresat se do të gjejnë më të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës.
Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, që nga shembja e ndërtesës deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar, ndërkohë që shumica e viktimave u gjetën në shtretërit e tyre. Kryebashkiaku i Surfside Charles Burkett më vonë tha në një konferencë për shtyp tha se lajmet e sotme janë jashtëzakonisht të vështira, dhe se duhet që të qendrojnë bashkë për ta kaluar këtë fatkeqësi që ndodhi.
“Ne të gjithë kemi punuar me pasion ditë e natë për dy javë për të shpëtuar jetë. Njoftimi sot vjen si rezultat i një konsensusi nga ata që janë më pranë përpjekjeve të shpëtimit se mundësia e dikujt ende gjallë është afër zeros. Dhe ndërsa duket se nuk ka asnjë shans për të gjetur jetë në rrënoja, një mrekulli është ende e mundur,”tha ai.
Ndërtesa u shemb në mbrëmjen e 23 qershorit, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e shembjes së ndërtesës. Fillimisht u lajmërua vetëm për një viktimë më pas numri u rrit pasi ekipet e kërkimit gjetën persona të tjerë pa jetë nën rrënoja. Ndërtesa e Champlain Towers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën të enjten duke lënë pas një grumbull të madh rrënojash.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngushëlluar familjen e Kadri Veselit për humbjen e familjarit të tyre, babait të Kadriut. Gazeta Ekspress shk...
BEOGRAD– Ambasada amerikane në Beograd, tha të enjten se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi ...
SHBA- Një gjykatë në SHBA ka pezulluar avokatin e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani nga ushtrimi i profesionit të tij në Washington. The Guar...
SERBI- Ambasada amerikane në Serbi ka rikthyer në vëmendje rastin e vrasjes nga forcat serbe vëllezërit Bytyqi. Në një postim në Twitter, ambasada shkruan se zb...
Armiqësia ndaj myslimanëve, ashtu si armiqësia ndaj hebrenjve, është një dukuri e përditshme në Gjermani. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në Gjerma...
DUBAI– Për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe, një grua është zgjedhur për t’u bërë astronaute në programin hapësinor.Mediat e huaja shkruaj...
SHBA– Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara i pezulloi ish-avokatit të ish-Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, të drejtën e ushtrimit të profesion...
GJERMANI– Gjermania Lindore gradualisht po e zvogëlon distancën me Gjermaninë Perëndimore, për sa i përket performancës ekonomike. Kjo del nga raporti akt...
SHKUP– Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, ka publikuar tekstin e rezolutës, të cilën kërkon ta miratojë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut (RMV), sipas...