Bota

Kurti ngushëllon familjen Veseli për vdekjen e kryefamiljarit të tyre: Janë çaste pikëllimi, e mora vesh lajmin me shumë

8 Korrik 2021, 08:10 Nga DOSJA
Kurti ngushëllon familjen Veseli për vdekjen e kryefamiljarit të

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngushëlluar familjen e Kadri Veselit për humbjen e familjarit të tyre, babait të Kadriut. Gazeta Ekspress shkruan se zyra e kryeministrit Kurti me anë të një njoftimi për media ka thënë se lajmin e vdekjes së Fazli Veselit e ka marrë me shumë keqardhje.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit. Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Babai i Kadri veselit, Fazli Veseli ka humbur jetën mëngjesin e ditës së djeshme. Ai ka vdekur në moshën 94-vjeçare, ndërkohë që varrimi i tij u bë pasditën e djeshme në orën 19:00 në Mitrovicë. Në varrimin e tij ish-kryeparlamentari Kadriu mungoi, pasi është i paraburgosur në Hagë, për krime lufte. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti fazli veseli kadri veseli albin kurti fazli veseli kadri veseli

Sondazh

Poll