Politike

“Burrat e dheut e thërrisnin zonjë”, Rama krahason Shqipërinë me trupin e një gruaje të bukur, citon Vaso Pashën…ng

8 Korrik 2021, 09:14 Nga DOSJA
“Burrat e dheut e thërrisnin zonjë”, Rama krahason

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar Shqipërinë me një zonjë që duhet mbrojtur nga Policia e Shtetit.

Në një takim me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesit e unifomave blu, Rama citoi vargjet e Vaso Pashës në poezinë ‘O MOJ SHQYPNI’, ku shqipëria krahasohet me trupin e një zonjë të bukur. Mirëpo teksa thoshte këto fjalë, Rama ngatërroi një varg.

Në vend që të thoshte ‘Burrat e dheut të thirrshin nanë’, kreu i qeverisë tha ‘burrat e dheut e thërrisnin zonjë’.


Fjala e Ramës:

Nuk duhen shumë, mjaftojnë shumë pak individë që flasin përçart për të degraduar imazhin e të gjithëve. Nuk janë të gjithë punonjësit e Shqiponjave, nuk janë të gjithë Punonjësit e Patrullave apo Rrugores që ndalojnë njerëzit në rrugë për lekë. Janë shumë pak por janë mjaftueshëm për të degjeneruar imazhin e të gjithë atyre bashkë. Prioriteti i dytë i policisë së Shtetit është kontrolli i territorit për mbrojtjen e pronës publike dhe mjedisit. Nuk mundet dot të zhvillojmë veprimtari të paligjshme mbi trupin e Shqipërisë. Policia e Shtetit është gardiane për pacënueshmërinë e trupit të këtij vendi që siç thotë Vaso Pasha, ‘burrat e dheut e thërrisnin zonjë’. E pra këtë zonjë duhet ta mbrojë Policia e Shtetit nga çdo cënim i hireve e bukurive të saj, nga çdo puçër me qelb që ia nxjerrin në trup abuzuesit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

LAJM KRYESOR: VIDEO/ Rama “shkund” Policinë e Shtetit: Keni 100 ditë kohë për rezultat, gjeni skifterët, çakejtë dhe ata që luajnë me dy porta! Efektivët të përfshirë në korrupsion lejojnë ndërtimet pa leje, tutorë kanë biznesmenët e bregdetit (MASAT)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 100 diteshi i policise edi rama vaso pasha 100 diteshi i policise edi rama vaso pasha

Sondazh

Poll