Rama: Pas çdo ndërtimi pa leje ka persona që përgjigjen, s’thua dot jam shoferi dhe s’di që në karrocerinë time ka dr
8 Korrik 2021, 08:42Nga DOSJA
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot se Policia duhet të çojë para ligjit të gjithë ata që ndërtojnë pa leje. Teksa e krahasoi vendin me trupin e një zonje të bukur, Rama tha se kushdo që ia cënon hiret është duke e bërë në bashkëpunim me Policinë.
“Mjaftojnë shumë pak që flasin përçart për të degraduar imazhin e të gjithëve. Nuk janë të gjithë punonjësit e Shqiponjave, nuk janë të gjithë Punonjësit e Patrullave apo Rrugores që ndalojnë njerëzit në rrugë për lekë. Janë shumë pak por janë mjaftueshëm për të degjeneruar imazhin e të gjithë atyre bashkë. Prioriteti i dytë është kontrolli i territorit për mbrojtjen e pronës publike dhe mjedisit. Këtë zonjë duhet ta mbrojë Policia e Shtetit nga çdo cënim i hireve, nga çdo puçër me qelb që ia nxjerrin në trup abuzuesit në bashkëpunim me Policinë.
Janë vepra në bashkëpunim dhe këtu të gjithë ju duhet të godisni pa asnjë mëshirë. Operacioni i nisur që do të vazhdojë në shtator duhet të jetë permanent, për shembjen dhe ndërtimet pa leje, por një gjë dua ta ritheksoj. Kanë një përgjegjësi penale, u kap dje apo u kap nesër. Nuk ka rëndësi.
S’mund të shkohet në këtë proces dhe kostot ti marrë shteti dhe populli dhe për të pastruar inertet. Pas çdo ndërtimi pa leje ka persona që përgjigjen te Kodi Penal. Kodi Penal thotë se çdo person që është përfshirë në ndërtim pa leje shkon para ligjit. Se s’thua dot unë jam inxhinier e s’di gjë se është njësoj si të thuash jam shofer dhe se di që në karrocerinë e makinës sime ka drogë.”-tha Rama.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një shkundje të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit. Në një takim me ministrin e Brendshëm Bledi ...
TIRANË– Aanalisti Artan Fuga e ka cilësuar si një ‘ditë të shënuar përfundimin e punimeve të Kuvendit ditën e djeshme për legjislaturën 2017-2021.Në ...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama i caktoi sot dy objektiva Policisë së Shtetit; Parametrat e policisë Rrugore dhe pacënueshmërinë e territorit të vendit. Rama tha ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar tutorë të Policisë së Shtetit pronarët e lokaleve në zonat bregdetare që shkelin ligjin duke mbajtur biznesin h...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka ngritur sot alarmin se është rishfaqur korrupsioni tek policia rrugore. Rama i bëri thirrje SHÇBA që të reagojë. “Dua të...
TIRANË- “Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit”,-tha kryeministri Edi Rama so...
TIRANË– Deputeti i opozitës në parlament, Besnik Troplini ka habitur me fjalimin e tij në Kuvend, ku nuk është kursyer në ofendime ndaj Bashkimit Europian....
TIRANË– Paraditen e djeshme, forca të shumta policie zbarkuan në qytetin e Lushnjes, jo për të prangosur ndonjë të shumëkërkuar por vetë kryetarin e ...
TIRANË– Seanca e 7 korrikut është e fundit për shumë prej deputetëve, të cilët nuk do të ulen më për të përfaqësuar qytetarët. Të “kapur” nga mediat për nj...