Politike

Rama: Policia do të ketë kamera në rrugë e sy në qiell, do informohet për çdo rrënjë kanabisi

8 Korrik 2021, 08:50 Nga DOSJA
Rama: Policia do të ketë kamera në rrugë e sy në qiell,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripërmendur edhe njëherë planin e Shqipërisë për të monitoruar çdo rrugë dhe zonë pyjore.

Në një takim me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesit e unifomave blu, Rama tha se policia e Shtetit ka një flotë të re mjetesh dhe shumë shpejt do të ketë edhe dronë të teknologjisë së fundit.


“Është e turpshme, që t’i themi me fjalët e duhura. Nuk jemi mbledhur këtu që të bëjmë balance suksesi, jemi këtu për të vënë gishtin në ato plagë që ju drejtuesit e Policisë duhet t’i rregulloni me shpejtësi. Policia ka një flotë të re mjetesh. Jemi duke punuar më në fund që të realizojmë monitorimin me kamera që të shtrohet në të gjithë territorin. Po ashtu edhe vënien në dispozicion të Policisë së Shtetit me dronët e teknologjisë së fundit, duke pasur një sy në qiell që të jape informacion për çdo rrënjë kanabisi, për çdo gjë, për çdo cënim pyjor, tokë bujqësore, lumë, pyll e kështu me radhë,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: VIDEO/ Rama “shkund” Policinë e Shtetit: Keni 100 ditë kohë për rezultat, gjeni skifterët, çakejtë dhe ata që luajnë me dy porta! Efektivët të përfshirë në korrupsion lejojnë ndërtimet pa leje, tutorë kanë biznesmenët e bregdetit (MASAT)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 100 diteshi i policise edi rama 100 diteshi i policise edi rama

Sondazh

Poll