Politike

“Këta pronarë lokalesh janë tutorët e Policisë së Shtetit”, Rama shënjestron biznesmenin Spiro Iljadhi që ra pre e a

8 Korrik 2021, 08:20 Nga DOSJA
“Këta pronarë lokalesh janë tutorët e Policisë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar tutorë të Policisë së Shtetit pronarët e lokaleve në zonat bregdetare që shkelin ligjin duke mbajtur biznesin hapur dhe duke bërë që gjërat të shkojnë edhe në përplasje me armë zjarri.

Në një takim me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesit e unifomave blu, Rama kujtoi atentatin në “Orange Club” duke shënjestruar prinarin e këtij klubi që ra pre e një atentati, Spiro Iljadhi. Kreu i qeverisë tha se ky rast duhej të çonte në përjashtimin e zinxhirit komandues në Sarandë, pasi këta pronarë lokalesh kapin për hunde edhe shefa komisariatesh.


“Sot kur ne jemi tanimë në sezon turistik dhe numri i lartë i pushuesve që hyjnë dhe dalin në vend është domethënës. Kemi policinë e Shtetit përmes individësh të padenjë që t’i shkojë kundra detyrimit të të gjithëve bashkë të çdo structure të shtetit, për t’i pritur dhe për t’i sajdisur të gjithë pushuesit sipas traditës së një vendi që pretendon të bëhet më i miri në vend. Duhen luftuar pa asnjë kompromis dhe me zero tolerancë. Dhe këtu dua të nënvizoj shumë fort një fakt që në vetvete është shumë sfidues për ligjin, për shtetin, për Policinë e Shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin? Tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësire abuzivizmi që degjeneron deri në krisma e plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur aty në loakl. Kush janë këta? Këta janë tutorët e Policisë së Shtetit në atë territory këta janë korruptuesit e Polciisë së Shtetit, abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e Policisë së Shtetit që tërheqin për hunde shefa komisariate që i kthejnë në roje të aktivitetit të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte një rast alarmant. Ai rast duhet të ndëshkim penal të të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë, jo në hetime administrative e masa ordinere. Në përjashtimin imediat dhe ndëshkimin penal të personave përgjegjës. Kush e mban përgjegjësinë për nxjerrjen e armëve dhe sakatimin e njerëzve në tret ë natës përveç atyre që e kanë lejuar zhvillimin e kësaj gjësë në mes të qytetit e jo në një luginë të humbur,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: VIDEO/ Rama “shkund” Policinë e Shtetit: Keni 100 ditë kohë për rezultat, gjeni skifterët, çakejtë dhe ata që luajnë me dy porta! Efektivët të përfshirë në korrupsion lejojnë ndërtimet pa leje, tutorë kanë biznesmenët e bregdetit (MASAT)

(f.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll