Politike

“Shpërfillen klithmat e grave të dhunuara”, Rama rikthen Komisariatin Dixhital: Qytetari ta ketë Policinë në xhep, mos

8 Korrik 2021, 09:05 Nga DOSJA
“Shpërfillen klithmat e grave të dhunuara”, Rama rikthen

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot Policisë së Shtetit që të rivendosë n përdorim maksimal aplikacionin “Komisariati Dixhital”. Projekti i Saimir Tahirit, që rezultoi i suksesshëm gjatë drejtimit të tij si ministër, në raport me bashkëpunimin Polici-Komunitet, rimerr vëmendje nga Rama, pasi sipas tij, dhuna në familje është shpërfillur nga komisaritet. Rama kërkoi ndërhyrje emergjente për këtë fenomen.


PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT:

Prioriteti i fundit është vënia në përdorim me një standart tjetër dhe teknologji tjetër dhe me një protokoll më rigoroz i “Komisariatit Dixhital”. Komisariati Dixhital ka qenë një ndihmë e madhe dhe tani kemi mundësi ta çojmë në nivel tjetër dhe qytetari ta ketë në xhep dhe ai “sy” të jetë në dorën tuaj.

Te “Komisariati Dixhital” do të përmend një element shumë denoncues. Denoncimet për dhunën në familje. Është shumë shqetësuese që policia e Shtetit ka një ndjeshmëri shumë të ulët ndaj këtij problemi.

Është shqetësues fakti që në komisariate shpërfillen klithmat e grave dhe vajzave që dhunohen. Shpërfillen totalisht vuajtjet dhe dhimbjet e patregueshme të atyre që mund të ishin gratë dhe motrat e secilit prej jush dhe nesh. Në këtë aspekt duhet ndërtuar brenda sistemit një rrjet me persona përgjegjës.

Numrin e caktoni ju, që të merret me dhunën në familje dhe që çdo thirrje të trajtohet me maksimumin e respektit për ato gra dhe vajza që përfundojnë në tehun e sopatës. S’ka mirëkuptim me burrat në këtë fushë. Policia s’mund të jetë kopje e gjykatave që marrin lekë nga abuzuesit dhe i lënë të lirë në sallë duke i hedhur në fyt të vajzave e grave.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama “shkund” Policinë e Shtetit: Keni 100 ditë kohë për rezultat, gjeni skifterët, çakejtë dhe ata që luajnë me dy porta! Efektivët të përfshirë në korrupsion lejojnë ndërtimet pa leje, tutorë kanë biznesmenët e bregdetit (MASAT)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 100 diteshi i policise edi rama 100 diteshi i policise edi rama

Sondazh

Poll