Politike

Rama: Nuk e zhdukim dot kriminalitetin, edhe SHBA-të përballen çdo ditë me vrasje e tmerre

8 Korrik 2021, 08:50 Nga DOSJA
Rama: Nuk e zhdukim dot kriminalitetin, edhe SHBA-të përballen

TIRANË– Zhdukja e kriminaliteti, vrasjeve, plagosjeve dhe tmerreve që pushtojnë çdo ditë rrugët e Shqipërisë, është e pamundur për kryeministrin Edi Rama.

Në një takim me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesit e unifomave blu, Rama tha se nëse kjo gjë do të ishte e mundur, do ta kishin bërë SHBA-të të parët, por as ata nuk e kanë bërë dot.


“Policia e Shtetit duhet të jetë shembulli dhe pasqyra e zbatimit të ligjit. Çfarë do me thënë kjo që 28 mijë kilometra katrorë nuk u kontrolloka në çdo metër, haptas? Unë jam me ju kur vjen fjala për uljen e shifrave të kriminalitetit që kërkon durim dhe bëhet me gradualitet, se po të ishte e mundur që të zhdukej kriminaliteti që të mos kishte më vrasje e tmerre, do ta kishin bërë të tjerë. Nuk e ka bërë njeri. Një nga vendet më të fuqishme të botës, SHBA-t, përballen çdo ditë me tmerre e vrasje. Në këtë pikë jam me ju, jo me komentatorët e analistët që nuk dinë çfarë flasin. Në pikën e kontrollit të veprimtarive që bëhen haptas e zgjasin me orë e ditë e javë, jam kundër kujtdo ndër ju që e justifikon këtë si një gjë të natyrshme,”- tha kreu i qeverisë ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO/ Rama “shkund” Policinë e Shtetit: Keni 100 ditë kohë për rezultat, gjeni skifterët, çakejtë dhe ata që luajnë me dy porta! Efektivët të përfshirë në korrupsion lejojnë ndërtimet pa leje, tutorë kanë biznesmenët e bregdetit (MASAT)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 100 diteshi i policise edi rama 100 diteshi i policise edi rama

Sondazh

Poll