Politike

“Ik parlamenti i turpit të shpëtojë Shqipëria”, Artan Fuga për mbylljen e Kuvendit: Prodhuan ligje të këqia, historia

8 Korrik 2021, 08:34 Nga DOSJA
“Ik parlamenti i turpit të shpëtojë Shqipëria”,

TIRANË– Aanalisti Artan Fuga e ka cilësuar si një ‘ditë të shënuar përfundimin e punimeve të Kuvendit ditën e djeshme për legjislaturën 2017-2021.

Në një postim të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, Fuga e ka cilësuar Kuvendin si ‘Kuvendi i turpit’, pasi sipas tij ka prodhuar ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë. Fuga shkruan ndër të tjera se nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti.

Shkrimi i Artan Fugës:

Sot ditë e shënuar! Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit! Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i eduktimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore cerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale! Historia i nxorri me turp në breg të kënetës! Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan fuga artan fuga

Sondazh

Poll