Politike

‘O langaraq me dy fytyra’/ Nuk përmbahet! Revoltohet deputeti i opozitës, kritikon Brukselin për mos hapjen e negociatave

7 Korrik 2021, 20:07 Nga DOSJA
‘O langaraq me dy fytyra’/ Nuk përmbahet! Revoltohet deputeti i

TIRANË– Deputeti i opozitës në parlament, Besnik Troplini ka habitur me fjalimin e tij në Kuvend, ku nuk është kursyer në ofendime ndaj Bashkimit Europian. Në fjalën e tij, ai u shpreh se ndërkombëtarët ishin “langarqë’ dhe ‘ me dy fytyra’, pasi thanë se Shqipëria kishte përmbushur kushtet, por sërish nuk e caktuan një datë për konferencën ndërqeveritare. 

“Dëgjuam Avokaten e Popullit dhe raportin e kryetarit të Kuvendit që bëri një pasqyrë të plotë të kësaj legjislature. Opozita ka qenë kryesore sepse ka qënë legjislaturë e Refomës në Drejtësi. Të gjithë shqiptarët e kishin mendjen tek takimi i Luksemburgut ku do caktohej data për takimin e parë ndërqeveritar për hapjen e negociatave. Kjo nuk ndodhi. Do të caktohej data për hapjen e negociatave. Na erdhi një deklaratë e thatë se Bullgaria i ka vënë veto Maqedonisë së Veriut. E ç’faj ka Shqipëria? Pse ne do i zgjidhim mosmarrëveshjet që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë? Ku ndodh kjo? Brukseli ka qeveri me dy fytyra. Nuk e njohin fare realitetin e Shqipërisë por merren me telefonata, me përqafime dhe dreka e darka. Durimi e ka njëfarë kufiri. Mos ta marrin më Shqipërinë nëpër gojë. Me kë talleni ju më mër langaraqë? Kush keni qenë ju? Më çdo 9 maj mblidheni për të kujtuar rënien e nazizmit. Para disa vitesh ishit në mes të rrugëve pa brekë ishit. Po u desh Amerika e mirë që u u bë Europa që duam dhe ne. Kur Berlusconi propozoi që për vendet post komuniste në Ballkan, duhet një plan marshall, kancelaritë mbyllën dyert dhe filluan me ndihma, me copa bukë. Në BE janë ca zagarë, por kthehet BE me një mentalitet komunist. Ça është kjo punë more vëlla? Pse talleni me Shqipërinë? Vetë thanë që kemi plotësuar kushtet. Nëse nuk doni ne në punën tonë ju në punën tuaj. Pse kujtoni se do vdesim si shtet? Shqipëria ka Amerikën dhe Italinë. S’na lënë vetëm ne ata. Më vjen keq se prisnin një datë për hapjen e negociatave, por kjo nuk ndodhi,”- tha Troplini.

LAJMI KRYESOR: Mbyllet legjislatura 2017-2021! Deputetët që s’do kthehen në shtator japin lamtumirën, Ruçi merr lule e duartrokitje. BE kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s për në shtator, maxhoranca del kundër, zgjedh Armela Krasniqin

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike besnik troplini seance plenare 7 korrik 2021 besnik troplini seance plenare 7 korrik 2021

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2021, 15:43

TIRANË– Deklaratat dhe etiketimet fyese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj aktivistve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk k...