Marrëveshja për Skavicën, Yuri Kim: E bën Shqipërinë eksportuese në rajon, shënon përparim në biznes mes saj dhe SHBA
7 Korrik 2021, 20:35Nga DOSJA
TIRANË- Nënshkrimi i marrëveshjes për Skavicën mes kompanisë amerikane “Bechtel” dhe KESH është përshëndetur nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Kim rendit disa arsye se pse kjo marrëveshje është mjaft e rëndësishme.
Sipas saj, kjo marrëveshje shënon dhe përparim për përthithjen e investimeve amerikane në Shqipëri, një nga prioritet që ambasadorja ka vendosur në detyrën e saj gjatë mandatit në Tiranë.
“Marrëveshja me hidrocentralin Skavica është domethënëse për shumë arsye: shënon një përparim të ri në biznes mes SHBA-së dhe Shqipërisë; do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë në rritje të Shqipërisë; dhe pozicionin e Shqipërisë për të qenë një eksportues neto i furnizimit me energji, diversifikimit dhe sigurisë në rajon,”-shkruan Kim.
Dy ditë më parë u nënshkrua kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës. Kontrata me kompaninë amerikane do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të zhvillohen studime gjeologjike, ndërsa më pas do të ndërtohet hidrocentrali.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Deputeti i opozitës në parlament, Besnik Troplini ka habitur me fjalimin e tij në Kuvend, ku nuk është kursyer në ofendime ndaj Bashkimit Europian....
TIRANË– Paraditen e djeshme, forca të shumta policie zbarkuan në qytetin e Lushnjes, jo për të prangosur ndonjë të shumëkërkuar por vetë kryetarin e ...
TIRANË– Seanca e 7 korrikut është e fundit për shumë prej deputetëve, të cilët nuk do të ulen më për të përfaqësuar qytetarët. Të “kapur” nga mediat për nj...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë nga Kuvendi i Kosovës.Përmes një postimi të ndarë...
TIRANË- Në 6 korrik 2021, Gazsjellesi Trans Adriatik (TAP AG), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Albgaz Sh.a., nënshkruan një Marrëveshje Bashk...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në selinë blu, delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga kryetari Bruna Ceka.Basha...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me udhëheqës të Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës.Në një postim t...
TIRANË– Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, presidenti Ilir Meta duket se ka rënë në qetësi…Pikërisht këtë qetësi e ka analizuar gazetari Bledian Ko...
Politike 7 Korrik 2021, 15:43
TIRANË– Deklaratat dhe etiketimet fyese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj aktivistve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk k...
TIRANË– Sot, më 7 korrik të gjithë deputetët e Opozitës së re janë ulur për herë të fundit në karrigen e Kuvendit të Shqipërisë, pasi nuk do të kthehen më ...