Politike

Do e kishim parë LIVE arrestimin në “ERTV”! Si e ndihmoi “fati” Ramën, ishte nisur për në Lushnje t

7 Korrik 2021, 19:16 Nga DOSJA
Do e kishim parë LIVE arrestimin në “ERTV”! Si e ndihmoi

TIRANË– Paraditen e djeshme, forca të shumta policie zbarkuan në qytetin e Lushnjes, jo për të prangosur ndonjë të shumëkërkuar por vetë kryetarin e Bashkisë së qytetit, Fatos Tushe. Ky i fundit akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, për një tender që ka lidhje me kanalet në dy fshatra të qarkut. Por rastësia është “mbret i botës” thonë. Në të njëjtën ditë, pranë Lushnjes u pa duke kaluar edhe eskorta e kryeministrit Edi Rama. 

Gazetarja Klodiana Lala shkruan se Rama atë ditë kishte vendosur për të zhvilluar një takim me Tushen, por plani i kthye kur Gardistët morën informacione lidhur me çfarë do të ndodhte në qytet. 

Garda zbarkoi dje ne mengjes ne Lushnje. Me vone, ne kete qytet do te mberrinte kryeministri. Se di nese z.Rama do te shkelte ne Bashkine e drejtuar nga Tushe. Por ndersa merreshin masa per sigurine e KM, gardistet pane sesi Lushnja u “pushtua” nga forcat speciale. Nje prej tyre informoi eproret per situaten. Policia arrestoi kryebashkiakun Tushe pas dyshimeve per abuzime me fondet e tenderit per pastrimin e kanaleve vaditese. KM nderkohe e kishte anuluar viziten… Me vone dihet. Edi Rama u distancua nga i zgjedhuri vendor. ps.anulimi i vizites nuk mu konfirmua zyrtarisht! Nese dikush di detaje lutet me te thote dicka me shume,”-shkruan gazetarja.

Në atë moment, eskorta e Ramës ndërroi drejtim, ndërkohë nëse do të kishin mbërritur më herët, momentin e arrestimit mund ta kishim ndjekur live në “ERTV”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama fatos tushe spak ne lushnje edi rama fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2021, 15:43

TIRANË– Deklaratat dhe etiketimet fyese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj aktivistve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk k...