Politike

“Numri im i telefonit s’ka ndryshuar kurrë”/ Parakalimi i fundit në oborrin e Kuvendit, socialistët të keqardhur, opoz

7 Korrik 2021, 18:43 Nga DOSJA
“Numri im i telefonit s’ka ndryshuar kurrë”/ Parakalimi i

TIRANË– Seanca e 7 korrikut është e fundit për shumë prej deputetëve, të cilët nuk do të ulen më për të përfaqësuar qytetarët. Të “kapur” nga mediat për një prononcim të shkurtër, disa prej socialistëve, të cilët nuk arritën të kalonin “pragun” shprehen të keqardhur, por kanë pranuar fatin e tyre.

“25 vjet janë shumë jetë parlamentare dhe tani që po vija këtu po mendoja çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 25 viteve. Jam përpjekur që me qytetarët të kem një komunikim të vazhdueshëm dhe po ju jap vetëm një shembull, numri im i telefonit nuk ka ndryshuar kurrë,”- shprehet Musa Ulqini.

Ndërsa Fate Velaj premton se do të jetë gjithmonë pjesë e politikës: Unë kam qenë gjithmonë në politikë, kam qenë në politikën evropiane. Nuk do të thotë që mos jesh në sallën e parlamentit dhe mos merresh me politikë.

Por ndryshe nga socialistët, opozitarët tregojnë edhe njëherë “modestinë” e tyre, duke u shprehur se me mosdjegien e mandateve i bënë një të mirë vendit dhe vendosën paqe.

“Do mbahemi mend për të mirën që i bëjmë Shqipërisë, për paqen, për integrimin,”-tha Kostaq Papa që mesa duket ende nuk e di që Shqipëria nuk është akoma pjesë e Bashkimit Europian.  

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 7 korrik 2021 seance plenare 7 korrik 2021

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2021, 15:43

TIRANË– Deklaratat dhe etiketimet fyese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj aktivistve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk k...