Politike

‘Kam punuar shumë’/ “Deputetja e kërpëratave” nuk heq telefonin nga dora, gazetarët e rrethojnë: Për çfarë do mb

7 Korrik 2021, 10:10 Nga DOSJA
‘Kam punuar shumë’/ “Deputetja e

TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila do të mbahet mend si “deputetja e kërpëratave”, nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e ardhshme.

Ajo është pyetur nga gazetarët që ndodheshin jashtë Kuvendit, se nëse do ti vijë keq që nuk do të jetë pjesë e Parlamentit. Ajo tha se nuk i vjen keq, ndërsa kur pyetet se nëse ka përmbushur misionin e saj, Halilja tha se po.

Në fund, ajo u përgjigj me shumë arrogancë, duke iu drejtuar gazetarëve : ‘Ç’ju duhet ju’ kur u pyet se cili ka qënë ligji më i rëndësishëm që ka votuar.

BISEDA JASHTE KUVENDIT

Pyetje: Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo nuk më vjen keq.

Pyetje: E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Pyetje: Për cfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë

Pyetje: kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Ç’ju duhet juve?

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike majlinda halilaj majlinda halilaj

Sondazh

Poll