Politike

Delegacioni i BE-së kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s për në shtator: Duhet të jetë i paanshëm

7 Korrik 2021, 07:20 Nga DOSJA
Delegacioni i BE-së kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar që zgjedhja e kryetarit të AMA-s, gjë që është në rendit të ditës në seancën parlamentare të Kuvendit për sot, të shtyhet për në muajin shtator në legjislaturën e ardhshme.

Në një njoftim zyrtar, delegacioni i BE-së kërkon që kjo gjë të ndodhë në mënyrë që të ketë më shumë koncensus e legjitimitet, dhe që emri i ri të pranohet gjerësisht, përfshirë këtu dhe Partinë Demokratike që pritet të futet në Kuvend në muajin shtator.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.

Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.

Zgjedhja e kryetarit të AMA-s është pjesë e rendit të ditës sot në Kuvend. Nga ana e Partisë Demokratike ka pasur kritika dhe denoncime në lidhje me garën e zhvilluar. Konkretisht deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se fituesi është paracaktuar. Sipas PD-së, për të drejtuar AMA-n është zgjedhur Armela Krasniqi, pasi ishte zëdhënësja e kryesocialistit Edi Rama. Sipas PD-së kryeministri pretendon të kapë edhe institucionin e AMA-s.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi shpërfill BE-në, Armela Krasniqi zgjidhet kryetarja e re e AMA-s! Ndërkombëtarët kërkuan që të votohej në shtator, Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delegacioni i be ne europe delegacioni i be ne europe

Sondazh

Poll