Politike

Zgjedhja e kreut të ri të AMA/ OSBE i bashkohet BE-së: Duhet një proces gjithëpërfshirës, duhet një organ i pavarur

7 Korrik 2021, 09:28 Nga DOSJA
Zgjedhja e kreut të ri të AMA/ OSBE i bashkohet BE-së: Duhet

TIRANË– Delegacioni i OSBE në Shqipëri i ka bërë thirrje maxhorancës që të garantojë një proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e emërimin e kryetarit të ri të AMA-s. OSBE kërkon që në proces të përfshihen të gjitha palët, pasi ka nevojë për “një organ të pavarur të rregullimit të medias. për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm”.

REAGIMI I PLOTË:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm.

Reagimi i PD vjen disa minuta pas letrës që delegacioni i BE i adresoi Kuvendit, ku kërkonte që zgjedhja e kryetarit të AMA-s, gjë që është në rendit të ditës në seancën parlamentare të Kuvendit për sot, të shtyhet për në muajin shtator në legjislaturën e ardhshme.

Zgjedhja e kryetarit të AMA-s është pjesë e rendit të ditës sot në Kuvend. Nga ana e Partisë Demokratike ka pasur kritika dhe denoncime në lidhje me garën e zhvilluar. Konkretisht deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se fituesi është paracaktuar. Sipas PD-së, për të drejtuar AMA-n është zgjedhur Armela Krasniqi, pasi ishte zëdhënësja e kryesocialistit Edi Rama. Sipas PD-së kryeministri pretendon të kapë edhe institucionin e AMA-s.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi shpërfill BE-në, Armela Krasniqi zgjidhet kryetarja e re e AMA-s! Ndërkombëtarët kërkuan që të votohej në shtator, Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delegacioni i osbe kreu i ri i ama delegacioni i osbe kreu i ri i ama

Sondazh

Poll