Politike

I dënuar me 3 vite burg në Greqi, PD kërkoi shkarkimin e tij! KAS rrëzon kërkesën, lë në detyrë Kryebashkiakun e Mallak

7 Korrik 2021, 09:47 Nga DOSJA
I dënuar me 3 vite burg në Greqi, PD kërkoi shkarkimin e tij! KAS

TIRANË– KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Në vendimin e tyre, komisionerët e KAS shprehen se do të mbetet në fuqi vendimi për kryetarin e Bashkisë, i cili do të qëndrojë ende në detyrë.

“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Lënien në fuqi të vendimit për shqyrtimin e rezultatit të verfikimit të Qerim Ismailaj, kryetari i Bashkisë Mallakastër Qarku Fier”.

Partia Demokratike kërkoi nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), shqyrtimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Në kërkesën ankimore, PD theksoi se vendimarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është në kundërshtim me ligjin, pasi Ismailaj është dënuar me vendim të prerë në shtetin grek dhe është në kushtet ku i ndalohet kandidimi në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pak ditë më parë që Qerimaj të mbajë postin pasi në Shqipëri, sipas dispozitave ligjore për kundravajtjen do të dënohej vetëm me gjobë. Gjithashtu në favor të tij është shtuar dhe fakti që kurrë nuk ka qenë i ndaluar nga autoritetet greke. Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi me 3 vite burg në mungesë për veprën penale “Konflikti dhe përleshjes”, por në formularin e dekriminalizimit kishte gënjyer dhe nuk e kishte deklaruar këtë dënim. Ismailaj u denoncua nga Partia Demokratike dhe më pas prokuroria nisi hetimet. Ismailaj doli kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ku garoi vetëm vetë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kqz per qerim ismailajn qerim ismailaj kqz per qerim ismailajn qerim ismailaj

Sondazh

Poll