Politike

Thirrja e Abazoviç: Shqiptarë, lëreni shamatën! Bashkohemi ta bëjmë Ulqinin brand europian, është më i varfri

6 Korrik 2021, 21:51 Nga DOSJA
Thirrja e Abazoviç: Shqiptarë, lëreni shamatën! Bashkohemi

TIRANË- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u bëri thirrje shqiptarëve në Ulqin që të lënë sherret dhe konfliktet mes tyre dhe të bashkohen për të mirë të komunës, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por është sipas tij më e varfra në vend.

Në një intervistë për ABC, ai tha se partitë shqiptare në gjithë këto vite nuk kanë sjellë asnjë të mirë për shqiptarët, të cilët mbeten ende më të varfrit e zonës.

“E vetmja komunë në bregdet që është e varfër është Ulqini, potenciali i saj është më i madhi dhe është e vetmja e varfër. Duhet me ndryshuar diçka, një frymë të re, nuk duhet me u marrë më me kritika, ne duhet me treguar se jemi gati me sjellë gjëra të mira për këtë komunë. Duhet me u munduar me u promovuar dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me disa gjëra minimale. Nuk jam arrogant të them që duhet menduar në mënyrë megallomane.Por ky qytet, kjo komunë (Ulqini) ka mundësi me u bërë brand i madh europian dhe ajo duhet me qenë ambicia jonë. Ne kemi plane shumë të mëdha. Kemi mundësi që të bëhemi një tren që ka me qenë një kompozim që gjithë zhvillimin e Malit të Zi ka me e drejtuar rreth BE-së. Kjo duhet të jetë ambicia jonë dhe jo të merremi me gjëra koti, parti, vende pune në komunë, me shamata mes nesh. Mendoj se ajo është një politikë që nuk ka sjellë kurrgjë,”-tha ai.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll