Politike

Letra e delegacionit për kreun e AMA, Albana Vokshi: E papranueshme edhe për BE, standarti s’ka lidhje me Evropën

7 Korrik 2021, 08:07 Nga DOSJA
Letra e delegacionit për kreun e AMA, Albana Vokshi: E papranueshme edhe

TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar deklaratën e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, për të shtyrë në shtator zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s. Albana Vokshi, deputete e sapozgjedhur, shkruan përmes rrjeteve sociale se tentativa e Ramës për të kapur AMA-n është e papranueshme edhe për BE.

REAGIMI I PLOTË:

Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian. Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën. Është koha që sot të tërhiqet!

Reagimi i PD vjen disa minuta pas letrës që delegacioni i BE i adresoi Kuvendit, ku kërkonte që zgjedhja e kryetarit të AMA-s, gjë që është në rendit të ditës në seancën parlamentare të Kuvendit për sot, të shtyhet për në muajin shtator në legjislaturën e ardhshme.

Zgjedhja e kryetarit të AMA-s është pjesë e rendit të ditës sot në Kuvend. Nga ana e Partisë Demokratike ka pasur kritika dhe denoncime në lidhje me garën e zhvilluar. Konkretisht deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se fituesi është paracaktuar. Sipas PD-së, për të drejtuar AMA-n është zgjedhur Armela Krasniqi, pasi ishte zëdhënësja e kryesocialistit Edi Rama. Sipas PD-së kryeministri pretendon të kapë edhe institucionin e AMA-s.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi shpërfill BE-në, Armela Krasniqi zgjidhet kryetarja e re e AMA-s! Ndërkombëtarët kërkuan që të votohej në shtator, Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi delegacioni i be ne europe albana vokshi delegacioni i be ne europe

Sondazh

Poll