Politike

Dita e fundit në Kuvend! Selami Jenishehri ‘shpërthen’ në ofendime: Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur

7 Korrik 2021, 09:18 Nga DOSJA
Dita e fundit në Kuvend! Selami Jenishehri ‘shpërthen’

TIRANË– Deputeti Selami Jenishehri ka shpërthyer në ofendime ndaj kolegëve të tij, Jashtë sallës së Kuvendit, ku ai do të ulet sot për herë të fundit, Jenishehri është shprehur se ata deputetë që janë aty janë më të poshtrit që ka pasue historia, pasi kanë thyer nenin 24 i Kodit Zgjedhor për votën e emigrantëve.

Sipas Jenishehrit, zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të përsëriten. I pyetur për vazhdimin e karrierës së tij, Jenisheri tha se do të vijojë betejën në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin 24 që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor. Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar. Nuk kanë pranuar të votojnë ligjin që kanë propozuar për detektivin privat, që ky detektiv të çon direkt në burg. Kam kërkuar që të vendoset dhe njëherë në fuqi neni 315 i Kodit Penal ku i thuhet gjyqtarëve ku gjyqtari ka të drejtë të përgjigjet para ligjit, nëse merr një vendim të padrejtë. Karriera ime është ditën e premte në orën 09:30 tek Gjykata Zgjedhore Gjyqësore pasi kam gjyq për përsëritjen e zgjedhjeve,”- tha Jenisheri.

LAJM KRYESOR: Seanca e fundit parlamentare! Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, pritet emërimi i kryetares së re të AMA-s, raportojnë 3 institucione, delegacioni i BE-së kërkon të shtyhet për në shtator: Duhet koncensus i plotë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 7 korrik 2021 selami jenishehri seance plenare 7 korrik 2021 selami jenishehri

Sondazh

Poll