Politike

Hera e fundit në Kuvend! Ruçi mban fjalimin para deputetëve, ngrihen të gjithë në këmbë, e presin me lule

7 Korrik 2021, 08:40 Nga DOSJA
Hera e fundit në Kuvend! Ruçi mban fjalimin para deputetëve,

TIRANË– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbajtur ditën e sotme fjalimin e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Në fund të fjalimit, deputetët u ngritën në këmbë e më pas i dhanë lule.

Ruçi numëroi ligjet e miratuara prej Kuvendit, theksoi rëndësinë e punës së bërë nga institucionit që ai drejton në lidhje me miratimin e ligjeve të reformës zgjedhore, reformës në drejtësi dhe çeljes së negociatave me bashkimin evropian.

“231 ligje u miratuan gjatë periudhës së pandesmisë, ku rreth 80 ligje ishin në funksion të përballimit të kësaj pandemie. Gjatë vitit 2017-2021 parlamenti miratoi paketën e dytë të reformës në drejtësi, ku përfshihen ligji për SPAK-un, ligji për Gjykatën Kushtetuese, ligji për Kodin e ri Civil dhe Kodin e ri Penal. Gjatë kësaj legjislature u zgjodh Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata Kushtetuese. Kuvendi Zgjodhi Inspektorin e Lartëe të Drejtësisë. Gjatë kësaj legjislature, me kërkesë të tre deputetëve u ngritën 3 Komisionet Hetimore. Në këtë legjislaturë u mor vendimi për çeljen e negociatave, duke shënuar një fitore për të gjithë shqiptarët, por që nuk duhet mohuar dhe kontributi i Kuvendit në këtë pikë. Gjatë kësaj legjislatore Kuvendi miratoi 47 projekt-ligje për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. manuali përmban udhëzime që deputetët duhet të ndjekin për përafrim e legjislacionit të Shqipërisë me atë evropian. Gjatë kësaj legjislature miratuam 5 rezoluta. Kolegëve tanë u bëm të qartë që Shqipëria ka vetëm një plan A dhe ky është integrimi në Bashkimin Evropian. Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nuk varet më nga ne por nga qëndrimi i disa nga vendeve anëtare”, u shpreh Ruçi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gramoz ruci seance plenare 7 korrik 2021 gramoz ruci seance plenare 7 korrik 2021

Sondazh

Poll