Aktualitet

Drogë e ‘maskuar’ si vezë dhe kokainë në pjata, kapet mat shqiptari në Itali (Foto)

28 Maj 2019, 14:31 Nga DOSJA
Drogë e ‘maskuar’ si vezë dhe kokainë në pjata,

ITALI-Një person me origjinë shqiptare është vënë në prangat e policisë italiane. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Bolzano të Italisë.

37-vjeçari shqiptar hetohej prej disa ditësh nga policia italiane pasi kishte rezultuar të kishte njohje me disa persona me precedentë penalë.

Ai punonte rregullisht si shofer por pas kontrollit të makinës dhe banesës së tij, karabinierët gjetën prova për dyshimet e tyre.

Në makinën e tij në një qese iu gjetën 53 gram kokainë, ndërsa në shtëpi iu gjetën 267 gramë drogë të të njëjtit lloj dhe 3 kg hashash.

Shqiptari e kishte fshehur kokainën në kuzhinë, brenda enëve. Ndërsa hashashi u gjet i futur në një kuti vezësh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari bolzano itali shqiptari kapet me droge arrestohet shqiptari bolzano itali shqiptari kapet me droge

Sondazh

Poll