Aktualitet

Pushohen hetimet për vrasjen e Mario Majollarit, Gjykata lë të lirë Kastriot Gjuzin

28 Maj 2019, 10:51 Nga DOSJA
Pushohen hetimet për vrasjen e Mario Majollarit, Gjykata lë të

TIRANË– Është pushuar çështja për vrasjen e Mario Majollarit, në lidhje me të cilën mbahej në burg Kastriot Gjuzi.  Pas më shumë se 1 viti hetime, Prokuroria ka dalë në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Gjuzit dhe kërkoi pushimin e çështjes.

Gjykata ka vendosur lirimin e të arrestuarit që mbahet prej një viti në qeli.

Ndërkohë jashtë ambjenteve të Gjykatës, nëna e Majollarit ka shfaqur revoltë e saj ndaj lirimit të të akuzuarit. Me lot në sy, e veshur me të zeza ajo shprehet se priste më shumë nga ky shtet dhe se ka ndërmend ta ankimojë këtë vendim.

“Nuk kam gjetur ende avokat, por do ta ankimoj vendimin. Prisja më shumë nga ky shtet. Ky shtet ma ktheu djalin nga Suedia, i thanë që ka qetësi. Ky shtet po e liron kriminelin,”- shprehet ajo gati në të qarë.

28-vjeçari Mario Majollari u vra me katër plumba mbrëmjen e 10 prillit të 2018-ës, në afërsi të banesës së tij. Ai kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte kërkuar azil për shkak të hakmarrjes që kishin me fisin Gjuzi.

Kastriot Gjuzi u arrestua 9 ditë pas vrasjes së Mario Majollarit, të cilin u dyshua se e ekzekutoi për motive gjakmarrjeje, pasi babai i Mario Majollarit i kishte vrarë vëllain, Ilir Gjuzi në vitin 2000.

41-vjeçari, i njohur edhe me emrin Petrit Gjuzi u arrestua në Vërnicë të Kosovës dhe menjëherë iu dorëzua autoriteteve shqiptare për “Kalim të paligjshëm të kufirit”. Ai nuk e pranoi asnjëherë fajësinë, duke thënë se nuk e ka varë ai Majollarin.

Nga ana tjetër, babai i Mario Majollarit, Avni Majollari në vitin 2000, ka vrarë dy persona në Tiranë dhe për këtë është dënuar me burgim të përjetshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastrioz gjuzi vrasja e mario majollarit vrasja per gjakmarrje kastrioz gjuzi vrasja e mario majollarit vrasja per gjakmarrje

Sondazh

Poll