Aktualitet

Grushtuan dhe kapën për fyti policët, ndjekje penale për Flamur Nokën dhe 5 ish-deputetët e PD

28 Maj 2019, 11:15 Nga DOSJA
Grushtuan dhe kapën për fyti policët, ndjekje penale për

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të procedojë penalisht një grup ish-deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët dhunuan një efektiv të policisë së shtetit pas protestës së 16 shkurtit 2019.

Pamjet e bera publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë, dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të Policisë.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Pasë, Tirane, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunes dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 të Kodit Penal.

Pamjet u publikuan më 24 maj, dhe në to shihej sesi në një sekuencë të pamjeve vihet re se si Noka i vë dorën në fyt njërit prej efektivëve dhe e fut në një zyrë. Kamera nuk arrin të fokusojë më tej.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd alibeaj flamur noka gent strazimiri enkelejd alibeaj flamur noka gent strazimiri

Sondazh

Poll