Aktualitet

AKU bllokon 21 ton qumësht pluhur dhe 375 kg kafe, vinin nga Serbia dhe Kosova

28 Maj 2019, 11:04 Nga DOSJA
AKU bllokon 21 ton qumësht pluhur dhe 375 kg kafe, vinin nga Serbia dhe

TIRANË– AKU-ja ka bllokuar në pikën kufitare Morinë 375 kg kafe dhe më shumë se 21 ton qumësht pluhur. Mësohet se qumështi vinte nga Serbia dhe nuk ishte i licensuar për konsum human kështu është kthyer në vendin e origjinës.

Ndërsa kafeja vinte nga Kosova dhe i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë. Kështu që edhe kafeja u rikthyer në kosovë, pasi nuk përmbushte kriteret për shitje dhe konsum.

Njoftimi nga AKU

AKU në pik morinë, bllokon dhe kthen në vendin e origjinës 375 kg kafe nga kosova dhe 21.6 ton qumësht pluhur nga serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e ngarkesave me mallra ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar, me qëllim parandalimin e praktikave të paligjshme nga Operatorët e Biznesit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe marrjen e masave për parandalimin e pasojave shëndetësore tek konsumatorët. Kështu AKU, nga kontrollet e kryera në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë ka bllokuar dy ngarkesa produktesh me kafe dhe qumësht pluhur.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU mori marrën masa administrative “Bllokim” të sasisë prej 21.6 ton qumësht pluhur, me urdhër kthimin e produktit në vendin e origjinës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku bllokohen 375 kg kafe bllokohet 21 ton qumesht pluhur aku bllokohen 375 kg kafe bllokohet 21 ton qumesht pluhur

Sondazh

Poll