Aktualitet

Projekti “100 fshatrat”/ Investimet në infrastrukturë, nxisin turizmin në fshatin Mjedë

28 Maj 2019, 11:53 Nga DOSJA
Projekti “100 fshatrat”/ Investimet në infrastrukturë,

VAU I DEJËS- Në kuadër të projektit “100 Fshatrat”, fshati Mjedë është përzgjedhur nga Bashkia Vau Dejës, si një nga fshatrat, i cili do të përfshihet nga investimet Me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli miratoi pikërisht këtë fshat si mundësi, jo vetëm për ta përfshirë në hartën e investimeve, por për ta kthyer në një destinacion turistik për zonën, kur dihet se kjo zonë është vetëm pak kilometra larg nga Vau i Dejës.

Sekretari i Këshillit të Bashkisë Vau Dejë, Gentian Ndoj, është shprehur se faza e parë e studimit ka përfunduar ndërkohë që tashmë pritet ndërhyrja në sektorët kryesorë, si në infrasturkturë, bujqësi, arsim dhe sistemin shëndetësorë.

Në kuadër të këtij projekti, i cili përfshin mbi 1 milion euro investime, janë parashikuar rikonstruksioni i plotë i rrugëve të këtij fshati, rikonstruksioni i shkollës së Mjedës, Qendra Shëndëtësore dhe nxitja e sipërmarrjeve të vogla me qëllim krijimin e desticionacioneve për turistët.

Në projektin e hartuar nga Bashkia Vau Dejës, e cila i është dërguar për miratim Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, kjo zonë pritet të jetë mikpritëse për turistët, të cilët i drejtohen liqenit të Vau Dejësit dhe Komanit, duke shërbyer si rezidencë për turistët e shumtë që i drejtohen kësaj zone.

Ngritja e një shëtitore buzë lumit, rikonstruksioni i banesave pritëse të vizitorëve, ngritja e një tregu modern, si dhe rikonstruksioni i plotë i rrugëve brenda fshatit, janë vetëm disa prej investimeve që do të përfshijnë këtë zonë në Bashkinë Vau Dejës, ku pas përfundimit të plotë të projektit, tashmë ngelet vetëm nisja e punimeve në terren.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fshati mjede investimet ne fshatin mjede projekti 100 fshtrat vau i dejes fshati mjede investimet ne fshatin mjede projekti 100 fshtrat vau i dejes

Sondazh

Poll