Aktualitet

Grabitja në Rinas, Krimet e Rënda nisin hetimin e pasurive për 6 të arrestuarit, përfshihen edhe familjarët

28 Maj 2019, 10:03 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Krimet e Rënda nisin hetimin e pasurive për 6

TIRANË– Prokuroria e Krimive të Rënda ka nisur hetimet për pasuritë e paluajtshme që zotërojnë 6 personat e arrestuar në lidhje me grabitjen e Rinasit.

Gjithashtu do të hetohet origjina e pasurive të paluajtshme, llogari bankare apo edhe e automjeteve të cilat i kanë në pronësi familjarët e tyre.

Dosja.al mëson se Krimet e Rënda kanë zbuluar disa informacione në lidhje me të mirat materiale të familjarëve të të arrestuarve. Kështu që i është bërë kërkesa hipotekës për të zbuluar origjinën e pronave që zotërojnë.

Gjithashtu Krimet e Rënda kanë nisur në kërkesë zyrtare drejt Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Grabitja në Rinas ndodhi më datë 9 prill, ku 5 persona të maskuar vodhën për më pak se dy minuta plot 6 milionë euro. Për rastin në fjalë janë arrestuar disa persona, ndërsa ende nuk është gjetur asnjë shenjë nga paratë e grabitura. Po ashtu në grabitje mbeti i vrarë një persona, i cili më pas u identifikua si Admir Murataj.

Të arrestuarit deri tani janë:

-Alkond Bengasi

-Oltion Veseli

-Elton Pikli

-Renaldo Sula

-Saimir Çela

-Ragip Hajdini

Alkond Bengasi është kushëriri i Klement Calës, të kërkuarit kryesor për grabitjen në Rinas. Bengasi u prangos bashkë me Saimir Celën, Oltjon Veselin dhe Renaldo Sula.

Ai pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësië duke treguar të gjithë dinamikën që ndodhi në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u morën rreth 6.7 milionë euro.

Bengasi ka treguar para hetuesve detaje nga grabitja në Rinas, por edhe njohjen e tij me Admir Muratajn dhe Klement Çalën.

Emri i Ragip Haxhiajdinit u zbulua pas dëshmisë së Alkond Bengasit para trupit gjykues.

Bengasi tregoi se kur takoi Admir Muratajn, ky i fundit ndodhej në një restorant me “Dajën”.

Grabitja në Rinas 

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 6.7 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas klement cala ragip haxhiajdini admir murataj grabitja ne rinas klement cala ragip haxhiajdini

Sondazh

Poll