Aktualitet

Nëna e Majollarit shpërthen në lot: Mëkati i vetëm i tim biri ishte mbiemri

28 Maj 2019, 11:00 Nga DOSJA
Nëna e Majollarit shpërthen në lot: Mëkati i vetëm i

TIRANË– Nëna e Mario Majollari ishte në Gjykatë kur u dha vendimi për lirimin e Kastriot Gjuzit, i cili akuzohej se kishte ekzekutuar Majollarin për motive hakmarrjeje.

Jashtë Gjykatës, me lot në sy ajo ka deklaruar për mediat se do ta ankimojë vendimin. Majollari tregon se djalin e saj e ka pasur shumë të mirë dhe se shikonte punën e tij.

Me lot në sy dhe e veshur me të zeza nëna tregon se i vetmi mëkat i Mario Majollari ishte se kishte këtë mbiemër dhe atë gjak.

“Jam thirrur vetëm një herë për të dëshmuar dhe herën e dytë m’u dha dosja. Nuk isha në gjendje ta lexoja të gjithë dosjen dhe i pyeta se si mund të shkonin gjërat me gjithçka që ndodhej aty.

“Mund të lirohet pasi nuk është gjetur arma e krimit,”- më thanë. Po si mund ta gjesh armën e krimit, u thashë. Ai është arrestuar 9 ditë pas vrasjes, me tjetër identitet dhe në kufi me Kosovën.

Nuk dihet ku ka përfunduar arma.  

Djalin tim e kam pas flori. Nuk u mor me pislliqe. Shihte punën e tij. I vetmi faj i djalit tim ishte që kishte atë mbiemër edhe atë gjak.

Do ta ankimoj vnedimin nuk kam marrë ende avokat. Prisja më shumë nga ky shtet. Ky ishte shteti që i doli për zot djalit tim dhe ma ktheu. Thanë që ka siguri. Po ky shtet e liroi kriminilein. Ku është drejtësia. Çfarë Vettingu ka bërë ky Edi Rama. Këta janë të korruptuar kokë e këmbë,“- është shprehur ajo .

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot gjuzi mario majollari nena e mario majollarit kastriot gjuzi mario majollari nena e mario majollarit

Sondazh

Poll