Aktualitet

“Të q*fsha motrën, Allahu Ekbar”, hetohet 23-vjeçari për thirrjet fetare në Laçi-Tirana

28 Maj 2019, 13:58 Nga DOSJA
“Të q*fsha motrën, Allahu Ekbar”, hetohet

TIRANË– Një 23-vjeçar është marrë nën hetim për ngjarjen e paprecedentë që dndohi gjatë ndeshjes Laçi-Tirana.

Dyshohet se i riu me inicialet M.M., ishte pjesë e mbështetësve të ekipi bardheblu që kishin ardhur nga kryeqyteti në Laç ku luhej ndeshja në mbështetje të Tiranës.

23-vjeçari do të hetohet penalisht nga anti-terrori, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes”.

Një ditë më parë, teksa ekipi i Tiranës përballej me ekipin e Laçit, tifozi i Tiranës iu drejtohet tifozëve të tjerë më fjalën “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi”.

Pas drejtimit më këto fjalë, tifozët i përgjigjen me “Allahu Eekber” dhe më pas pasohej nga sharje me fjalo tepër banal.

Këto terma janë rreptësisht të ndaluara në ndeshjet e futbollit, por ajo që bën më tepër përshtypje është se janë përdorur si provokim ndaj tifozëve të Laçit, i cili është një qytet me shumicë të krishterë dhe katolike.

Tirana luajti dje një ndeshje deçizive sa i përket objektivave të këtij sezoni, që ishte lufta për mbijetesën, duke fituar me rezultatin 1-3 në transfertë kundër Laçit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet allahu ekber laci tirana tekbir thirrjet fetare ne ndeshje futbolli allahu ekber laci tirana tekbir thirrjet fetare ne ndeshje futbolli

Sondazh

Poll