Sport

Hakimi fluturon drejt Parisit, 68 milionë në ‘kasafortën’ e Interit

5 Korrik 2021, 19:08 Nga DOSJA
Hakimi fluturon drejt Parisit, 68 milionë në

ITALI – Në orët në vijim, kampioni i zikaltërve, mesfushori Achraf Hakimi, zyrtarisht do të jetë një lojtar i ri i Paris SG-së.

Gjatë ditës, marokeni 22-vjeçar fluturoi drejt Parisit, së bashku me avokatin e tij, Alejandro Comano, për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës së re.

Zyrtarizimi i marrëveshjes u publiku pasdite nga ndërmjetësuesi Davide Lippi, i cili ishte në selinë e Interit për të zgjidhur detajet përfundimtare.

Zikaltrit do të përfitojnë 60 milionë euro dhe 8 bonuse të arritshme. Në marrëveshje janë parashikuar edhe 3 milionë shpërblime të tjera, por të vështira për t’u arritur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport achraf hakimi alejandro comano davide lippi marokeni 22-vjeçar përfitojnë 60 milionë euro achraf hakimi alejandro comano davide lippi marokeni 22-vjeçar përfitojnë 60 milionë euro

Sondazh

Poll