Sport

Pedri, magjistari 18-vjeçar, që të ofron ‘show’ në fushë…

5 Korrik 2021, 15:13 Nga DOSJA

SPANJE – Edhe pse Spanja ende nuk ka treguar performanca të larta në këtë Europian, një diamant që po shndrit në ekipin e tyre, është Pedri Gonzales. Edhe pse vetëm 18-vjeçar, ai është duke e kontrolluar totalisht mesfushën e “furisë së kuqe” dhe është njëri ndër futbollistët më të mirë deri më tani në këtë kampionat.

Ai  është lojtari që ka vrapuar më së shumti deri më tani në “Euro2020”, gjithsej 46.9 kilometra. Por, përkundër këtij angazhimi të jazhtëzakonshëm fizik, ai ka saktësinë e pasimeve mbi 90%, teksa ka shkaktuar vetëm dy ndërhyrje të gabuara.

“Pedri është pa asnjë dyshim njëri nga futbollistët më të talentuar në histroinë e kombëtares spanjolle. Mua më befason, ai luan sikur të ishte 40-vjeçar, të kesh atë pesonalitet që ai ka në moshën 18-vjeçare është diçka e rrallë,”- tha një intervistë bashkëkombasi i tij, Alvaro Morata.

Ndërsa, ish-trajneri i tij te Las Palmas, nuk kursehet me lavdet për Pedrin. “Po më mbarojnë cilësimet për Pedrin, ai është nga talentët më të mëdhenj që mbaj mend. Këmba e Pedrit shkon në koordinim me trurin e tij. Ai e lexon lojën shumë mirë, kryen pasime që futbollistët e tjerë nuk i shohin.

Secili ka vërejtur gjenialitetin e Pedrit, se sa mirë i lexon ndeshjet, por edhe aftësitë e tij fizike dhe kapaciteti i mushkërive, është po ashtu shumë i mirë. Nëse më duhet ta fitoj një ndeshje zgjedh Messin. Nese dua një ritëm për të luajtur topin do të preferoja Pedrin,”– është shprehur Pepe Mel, trajneri i Pedrit, te Las Palmas.

Që nga shtatori i vitit 2020, Pedri ka zhvilluar në 64 ndeshje, ndërsa ai ka thyer edhe rekordin e Wayne Rooney, si futbollisti më i ri që ka luajtur në Kampionat Europian (18 vjet dhe 215 ditë). Dhe, nëse edhe në të ardhmen vazhdojë me paraqitje të këtij niveli, atëherë Barcelona dhe Spanja e kanë fituar një magjistar, të paktën edhe për një dekadë dhe publiku spanjol do të dëfrehet duke shikuar art në fushë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alvaro morata euro2020 messi pedri gonzales pepe mel spanja wayne rooney alvaro morata euro2020 messi pedri gonzales pepe mel spanja wayne rooney

Sondazh

Poll

Sport 5 Korrik 2021, 08:56

Edhe Ibrahimoviç e ka një idhull në futboll…

SUEDI – Ndoshta mund të duket shpesh herë arrogant, kur e pyesin se kush është lojtari më i mirë në botë.Por në të vërtetë edhe Zlatan Ibrahimoviç e ka n...