Sport

‘Stuhi’ golash, “Euro2020” vendos një rekord historik!

5 Korrik 2021, 18:49 Nga DOSJA
‘Stuhi’ golash, “Euro2020” vendos një rekord

ZVICER – Ky edicion i Kampionatit Europian të futbollit mund të përkufizohet mjaft mirë si ‘Euroçmenduria’. Në këtë kompeticion të gjithë janë bërë dëshmitarë të përmbysjeve, kohëve shtesë, surprizave dhe sidomos golave të shumtë, që e bëjnë “Euro2020”, si edicionin më sulmues dhe efektiv në të gjithë historinë e europianëve.

Në fakt deri tani janë shënuar 135 gola në 48 ndeshje, që do të thotë një mesatare e lartë prej 2.81 golash për ndeshje. Sigurisht, para janë gjysmëfinalet dhe finalja për t’u luajtur, kështu që këto statistika pritet të rriten akoma më shumë.

“Euro2020”, përsa u përket golave të shënuar, e ka lënë shumë prapa edicionin e vitit 2016 në Francë, ku u shënuan vetëm 108 gola në 51 ndeshje, me një mesatare prej 2.12 golash për ndeshje. “Euro2016” dhe ky i këtij viti, janë kompeticione ku kanë marrë pjesë 24 skuadra kështu që krahasimi mes tyre është mëse i saktë.

Ky europian po rezulton kaq spektakolar, pasi nuk është regjistruar asnjë rezultat 0-0, as në 1/8 e finaleve dhe as në çerekfinale, pasi skuadrat gjithnjë kanë parë në drejtim të sulmit edhe në këto faza, ku zakonisht, preferohet që të tregohet më shumë kujdes për të mos pësuar.

Sipas statistikave, në këtë Europian rezulton se shënohet një gol në çdo 32 minuta. Fraksioni kur janë shënuar më shumë gola është 15-minutëshi i parë i pjesëve të dyta; nga minuta 46 deri në të 60.

Spanja është skuadra që ka shënuar më shumë gola; 12 në 5 ndeshje, me një mesatare me mbi 2 gola për ndeshje dhe të mendosh që “La Roja” e nisi evenimentin me një barazim 0-0 në fazën e grupeve. Pas skuadrës së Luis Enriques, renditen Danimarka dhe Italia me nga 11 gola të shënuar.

Deri në këtë moment ka pasur 78 golashënues të ndryshëm, ndërkohë që “Euro2020” mban edhe rekordin absolut të autogolave, 10 të tillë. Cristiano Ronaldo dhe Patrik Schick kryesojnë listen e shënuesve më të mire me nga 5 gola të shënuar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 108 gola në 51 ndeshje 135 gola në 48 ndeshje 78 golashënues euro2016 euro2020 108 gola në 51 ndeshje 135 gola në 48 ndeshje 78 golashënues euro2016 euro2020

Sondazh

Poll