Sport

Muller zbulon shkaqet e eliminimit të Gjermanisë, “akuzon” taktikat e Low

5 Korrik 2021, 15:47 Nga DOSJA

GJERMANI – Thomas Muller pati një shans të artë në ndeshjen ndaj Anglisë, e vlefshme për raundin e 1/8-ve të “Euro2020”, që mund të barazonte rezultatin në 1-1, para se Harry Kane të fiksonte fitoren 2-0 të “Tre Luanëve”, që avancuan më tej.

Sulmuesi i Bayern Munchen ka kërkuar falje, pas ndeshjes për rastin flagrant që humbi. Por tani që Muller është qetësuar disi, merr guximin dhe shpjegon edhe se ku ishin gabimet e kombëtares gjermane, duke “shigjetuar” Joachim Low dhe skemat e tij taktike.

“Fiksimi ynë për të mos pësuar gola, duke përdorur një mbrojtje kompakte dhe strategjia ‘të presim e të shohim’, janë dy shkaqet pse dështuam në Euro2020“,- ka shkruar sulmuesi 31-vjeçar bavarez, i cili së bashku me Max Hummels, ishin dy futbollistët e rikthyer në “Die Mannschaft” nga Low për “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglisë harry kane thomas muller anglisë harry kane thomas muller

Sondazh

Poll

Sport 5 Korrik 2021, 08:56

Edhe Ibrahimoviç e ka një idhull në futboll…

SUEDI – Ndoshta mund të duket shpesh herë arrogant, kur e pyesin se kush është lojtari më i mirë në botë.Por në të vërtetë edhe Zlatan Ibrahimoviç e ka n...