Sport

VIDEO/ Anglia dhe historia me “njëbrirëshit”, lojtarët e kthejnë në traditë, edhe në Kupën e Botës…

5 Korrik 2021, 16:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Anglia dhe historia me “njëbrirëshit”,

ANGLI-Pasi mundi Ukrainën me shifrat 4-0, Anglia po bëhet gati për gjysmëfinalen e Europianit kundër Danimarkës. skuadra e Southgate vjen si favoritja e madhe për të prerë një biletë për në finalen e Wembleyt. Dhe për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Danimarkës, Anglia zhvilloi një seancë stërvitore në pishinë dhe ka qenë mënyra më e mirë për skuadrën e Garet Southgate për ta relaksuar ekipin, por edhe stërvitur në të njëjtën kohë në qendrën e tyre stërvitore.

Por nuk është një risi, në fakt, lojtarët anglezë u argëtuan në të njëjtën mënyrë edhe gjatë Kupës së Botës së vitit 2018 gjë që solli eleminimin nga Kroacia në gjysmëfinale.”Ata janë kthyer”: ishte njoftimi i federatës angleze në rrjetet sociale. Mesfushori Declan Rice, i cili ka qënë pjesë e fromacionit në këto pesë ndeshje, u hodh në pishinë në majë të një peshkaqeni, ndërsa Jack Grealish ishte një nga ata që morën pjesë në një ndeshje volejbolli, megjithëse ai vendosi të përdorë kokën sesa duart.

 

Recovery mode: ? pic.twitter.com/P6oEmxWtSU

— England (@England) July 4, 2021

Ndërsa Bukayo Saka humbi ekulibrin ndërsa përpiqej të notonte në një komardare në formë njëbrirëshi.Padyshim që fotot dhe videot ishin menjëherë objekt memesh dhe komentesh të të gjitha llojeve në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 anglia euro 2020

Sondazh

Poll