Sport

Haaland te Chelsea, Dortmundi kërkon “një mal” me para!

5 Korrik 2021, 17:59 Nga DOSJA
Haaland te Chelsea, Dortmundi kërkon “një mal” me para!

ANGLI – Erling Haaland është nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë nga skuadrat e mëdha. Dortmundi ia ka caktuar çmimin, verdhezinjtë duan 160 milionë euro për ta lënë të lirë norvegjezin, i cili konsiderohet si një ‘makinë’ golash.

Kampionët në fuqi i Europës, “blutë” e Chelseas e kanë kthyer në objektiv transferimin e sulmuesit gjatë merkatos së verës. Londinezët duan me çdo kusht, por kërkesat e larta financiare të Dortmundit, janë kthyer në një pengesë serioze për transaksionin.

Ndërkohë, mediat në Angli dhe ato në Gjermani, vazhdojnë të raportojnë se Borussia Dortmund është e palëkundur në kërkesat e saj dhe i ka kthyer përgjigje Chelseas, se nuk e kanë ndërmend ta ulin çmimin e kërkuar për yllin e tyre.

Chelsea do të tentojë të përfshijë ndonjë lojtar në marrëveshje, në mënyrë që ta ulin sado pak shumën e kërkuar nga Dortmund, pasi ata janë të vendosur të nënshkruajë me Haaland. Por interes për norvegjezin kanë treguar edhe Real Madrid, Barcelona e Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas dortmundi duan 160 milionë euro erling haaland “blutë” e chelseas dortmundi duan 160 milionë euro erling haaland

Sondazh

Poll