Sport

Askush nuk e dinte! Futbollisti kryesor i Danimarkës tregon problemin: Jam daltonik, shpesh i ngatërroj…

5 Korrik 2021, 16:52 Nga DOSJA
Askush nuk e dinte! Futbollisti kryesor i Danimarkës tregon problemin: Jam

DANIMARKË-“Përshëndetje, unë quhem Thomas. Desha t’i them dëgjuesit më parë se edhe unë jam daltonik, mund të ndodhë. Ditën tjetër, për shembull, kur isha në fushë u përpoqa të dalloja fanellat dhe e kisha të vështirë”… Autoparlanti i radios DRP3 qëndron i heshtur për një moment, para se të pyesë: “Për cilën skuadër luan?”.Thomas përgjigjet se ai luan për ekipin kombëtar të futbollit të Danimarkës. Mesfushori i Danimarkës u përgjigj kështu për të mbështetur një tifoz i cili kishte pasur probleme për të dalluar fanellat në miqësoren midis Danimarkës dhe Meksikës (2-0).

Thomas Joseph Delaney (Frederiksberg, 1991) është një nga pikat më të forta të Danimarkës në këtë Euro 2020. Deri më tani ai ka sakrifikuar shumë dhe ka vrapuar 43.5 kilometra deri më rrugëtimin e Danimarkës në gjysmëfinale. Mesfushori i Borussia Dortmund shënoi golin e parë ndaj Republikës Çeke në atë fitore 2-1,ndërsa tregon problemin që po vuan prej kohësh. Lojtari është daltonik dhe ndonjëherë nuk e kupton se kush luan me të.

Lojtari aktivizohet te Borussia Dortmund ku është edhe sot, por karriera e tij ka pasur edhe luhatje, edhe pse sot është është një nga shtyllat e Danimarkës.Praktikisht, Delaney vuan nga daltonizmi dhe e sfidon atë në fushë, edhe pse e ka të vështirë shpesh…

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport danimarka thomas delaney danimarka thomas delaney

Sondazh

Poll