Sport

Dëmtimi në “tendinën e Akilit”, Spinazzola flet pas operacionit në Finlandë: Do të shihemi shpejt

5 Korrik 2021, 16:28 Nga DOSJA
Dëmtimi në “tendinën e Akilit”, Spinazzola flet pas

FINLANDË-Leonardo Spinazzola është operuar me sukses pas problemit që pati me tendinën e Akilit në ndeshjen ndaj Belgjikës. Mbrojtësi anësor ndodhej në Finlandë dhe ishte Lasse Lempainen që asistoi në operacion, nën mbikëqyrjen e Skari Orava.

Çdo gjë duket mirë për lojtarin e Romës, i cili do të rikthehet në Itali së bashku me bashkëshorten Miriam që e shoqëroi atë dhe periudha e pushimit mendohet të jetë 4 muaj e më pas do të rishikohet gjendja e tij.

 

 

A post shared by Leonardo Spinazzola (@spina_leo)

Thënë ndryshe, Spinazzola do të rikthehet në fushë vetëm në fillim të vitit 2022, ndërsa vetë futbollisti u shfaq optimist nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tha se ëndrra për të fituar Europianin vazhdon dhe se do të kthehet edhe më i fortë nga dëmtimi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia spinazzola italia spinazzola

Sondazh

Poll