Aktualitet

U arratis nga burgu i Avlonës, zgjat vetëm 24 orë aventura për shqiptarin Albion Xhezairi

28 Maj 2019, 09:41 Nga DOSJA
U arratis nga burgu i Avlonës, zgjat vetëm 24 orë aventura

GREQI-Më pak se 24 orë ka zgjatur aventura e shqiptarit që u arratis nga burgu i Avlonës mbrëmjen e djeshme.

Njëri prej tyre është shqiptari Albion Xhezairi, 22 vjeç, nga Ksamili, ndërsa i arratisuri tjetër është një shtetas sirian, shef kuzhine, 21 vjeç.

Shqiptari është arrestuar në Athinë bëjnë me dije mediat greke.

Ata kapërcyen gardhin e burgut dhe goditën një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut.

Mediat greke kanë publikuar fotot e tyre dhe i përshkruajnë si persona shumë të rrezikshëm.

Pasi i pikasi gardiania ka hapur zjarr në ajër. Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.

Xhezairi dyshohet si është pjesë e të quajturës ‘Mafia e Burgjeve” e drejtuar nga Klodian Lekocaj. Ky i fundit i njohur si “Bosi i Mafias së burgut të Kordillos”.

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë

15 orë pas ngjarjes, Ministria greke e Drejtësisë konfirmoi arratisjen e dy të burgosurve nga burgu i Avlonës. Sipas ministrisë, është ngritur një grup hetimi për të kontrolluar, si u arratisën dy të burgosurit.

Siriani ishte arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe ishte dënuar me 7 vite burg, ndërkohë që shqiptari, ishte prangosur për trafik droge dhe ishte dënuar me 16 vite burg.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albion xhezairi arratisja nga burgu i avlones shqiptaret ne greqi albion xhezairi arratisja nga burgu i avlones shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll