Aktualitet

Njihuni me nëntogerin shqiptar që sapo u diplomua në Akademinë Detare në SHBA (FOTOT)

28 Maj 2019, 09:39 Nga DOSJA
Njihuni me nëntogerin shqiptar që sapo u diplomua në

SHBA- Nëntogeri shqiptar Marjo Trupja është diplomuar në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara në Anapolis, Meriland. Lajmi është dhënë nga ambasada amerikane në vendin tonë e cila uron nëntogerin për përfundimin me sukses të studimeve.

Sipas amabasadës gjatë këtyre katër viteve, nëntogeri Trupja dhe studentë të tjerë amerikanë dhe ndërkombëtarë, mësuan teknikat më të fundit të udhëheqjes dhe strategjive luftarake detare.

Foto nga ceremonia e diplomimit të Marjo Trupjës.

“Urime nëntogerit Marjo Trupja për diplomimin e tij në Akademinë Detare të SHBA në Anapolis. Gjatë këtyre katër viteve, nëntogeri Trupja dhe studentë të tjerë amerikanë & ndërkombëtarë, mësuan teknikat më të fundit të udhëheqjes & strategjive luftarake detare”, shkruan ambasada amerikanë në Twitter.

Pasi të kthehet në vend, i riu shqiptar do të shërbejë në Forcat Detare Shqiptare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marjo trupja nën togeri shqiptar në shba marjo trupja nën togeri shqiptar në shba

Sondazh

Poll