Aktualitet

Tentuan ta rrëmbenin, nënkomisari përleshet me autorët, plagos në bark njërin prej tyre (EMRAT)

28 Maj 2019, 07:18 Nga DOSJA
Tentuan ta rrëmbenin, nënkomisari përleshet me autorët,

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sauk. Një plagosje me armë zjarri, e raportuar nga policia, si konflikt i çastit, zbulon rrënjët e një ngjarje me sfond kriminal.

Tre persona, të dyshuar si nga Kukësi, kanë tentuar të rrëmbejnë një nënkomisar të Policisë së Shtetit. Ndue Ndoj, ka qenë shënjestra e rrëmbimit, sqarojnë burime për Dosja.al.

Nënkomisari nga Lezha, ka qenë duke ndjekur studimet për gradë, në Akademinë e Sigurisë.

Në momentin kur ai po konsumonte një kafe në një ambient përballë Akademisë së Sigurisë, tre personat i janë afruar dhe e kanë tërhequr me forcë drejt një parkingu, ku donin që t’a fusnin brenda një makine.

Në momentin kur donin ta fusnin në makinë, Ndoj ka arritur të marrë armën e zjarrit nga njëri nga autorët e rrëmbimit, dhe ka plagosur 27-vjeçarin, Ervis Murati.

I plagosur me një plumb në bark, Murati ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Ndoji, ka mundur të neutralizojë autorët pas plagosjes së njërit prej autorëve.

Ai është larguar me shpejtësi nga vendi ku ka ndodhur plagosja dhe pasi disa orësh është vetëdorëzuar në komisariatin nr 1.. Janë ende mister arsyet e rrëmbimit të nënkomisarit.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor

f.g.j.v/dosja.al.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervis murati ndue ndoji plagosje me armë zjarri në sauk rrembimi i nenkomisarit ervis murati ndue ndoji plagosje me armë zjarri në sauk rrembimi i nenkomisarit

Sondazh

Poll