Aktualitet

Apeli dënon me më shumë se 108 vite burg grupin e Avdylajve, sa mori secili prej anëtarëve,

5 Korrik 2021, 11:01 Nga DOSJA
Apeli dënon me më shumë se 108 vite burg grupin e Avdylajve, sa

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot vendimin për grupin e Avdylajve duke lënë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë ndaj grupit të Avdylajve. 17 të akuzuarit e një prej fraksioneve kryesore të dosjes 339 kanë marrë dënimin përfundimtar nga Apeli. Admir Hoxha është ai që ka marrë dënimin më të lartë, 12 vite, i cili është akuzuar si ideatori i laboratorit të përpunimit të heroinës në Has.

Apeli i GJKKO-së jep vendimin për grupin e AvdyLajve:

Gjevi Ndoka, 8 vjet e 8 muaj

Altin Avdyli 6 vjet e 8 muaj

Esat Mehmeti 10 vite

Petrit Sulejmani 8 vite e 8 muaj

Saimir Sulejmani 8 vite

Hajri Seferi 10 vite e 8 muaj

Orges Jahelezi 6 vjet e 8 muaj

Shkëlqim Avdyli 4 vjet e 8 muaj

Mario Zeqiri 4 vite e 8 muaj

Elton Shehaj 4 vite e 8 muaj

Ardit Gjyriqi 4 vite e 8 muaj

Admir Hoxha 12 vite

Hekuran Hoxha 10 vjet e 8 muaj

Vehbi Berushi 8 vite

Aksioni policor “Volvo-4” u krye në shtator të vitit 2018 ku një grup prej 22 personash u arrestuan në lidhje me një laborator heroine të pikasur në fshatin Brenogë të Hasit. Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë. Avdylaj dhe grupi i tij u akuzuan për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denohet grupi i avdylajve denohet grupi i avdylajve

Sondazh

Poll