Aktualitet

“Rrjedhja e gazit nuk kuptohet në ambiente të mbyllura”, drejtori i Zjarrfikëses në Shkodër tregon si ndodhi shpërthim

5 Korrik 2021, 10:43 Nga DOSJA
“Rrjedhja e gazit nuk kuptohet në ambiente të mbyllura”,

VELIPOJË– Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Shkodër, Agron Dibra ka zbuluar se shpërthimi i gazit dje në Velipojë ka ndodhur pasi në mjedise të mbyllyra, rrjedhja e gazit nuk kuptohet. Në një reagim për “Panorama”, Dibra thotë se ngjarja ka ndodhur pasi është tentuar të bëhet një kafe dhe shton se bombolat janë të rrezikshme.

“Informacioni është marrë rreth orës 6:50 dhe është dërguar mjeti në Velipojë. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit dhe ka dashur që të bëjë një kafe dhe shpërthyer. Kur është në mjedis të mbyllur gazin nuk e kupton se ka rrjedhje. Pavarësisht apeleve që kam bërë ato bombola janë jashtëzakonisht të rrezikshme sidomos në Velipojë që qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur dhe më pas krijojnë rrjedhje. Bombolat e ka,pingut janë gangrena më e madhe që kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë. Bombolat e kampingut që i shohim duke u furnizuar në karburante është rreptësisht e ndaluar” – ka thënë ai.

Sot, ISHTI dha edhe arsyet e shpërthimit në hotelin në Velipojë. Inspektoriati deklaron se shkak për shpërthimin ka qenë një gabim njerëzor. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës ku 4 anëtarët e një familjeje, nëna dhe 3 fëmijët pësuan djegie të rënda, pas shpërthimit të bombolës së gazit me të cilën do të bënin një kafe. Alketa, Enriko, Danjela dhe Klarisa Gjoka pësuan djegie në masën 85-90% të trupit dhe ndodhen në repartin e djegieve në QSUT. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agron dibra shperthimi i bomboles ne hotel agron dibra shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll