Aktualitet

Shfrytëzimi i burimit të Sinecit, banorët e fshatit Lumas dorëzojnë padi në SPAK: Kallzojmë kryetarin e Bashkisë Kuçove

5 Korrik 2021, 10:49 Nga DOSJA
Shfrytëzimi i burimit të Sinecit, banorët e fshatit Lumas

KUÇOVË- Banorët e fshatit Lumas kanë depozituar një padi ditën e sotme në SPAK, mbi kryetarin e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari si dhe Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi për projektin e ujësjellësit. Në Kuçovë banorët prej disa javësh po protestojnë për projektin për ujësjellësin, pasi sipas tyre punimet në atë zonë të mbrojtur, janë të ndaluara.

Ata janë shprehur se Bashkia duhet që të tërhiqet nga ky projekt për shkak se burimi i Sinecit është i vetmi burim jetese që ata kanë.

Banorët janë ngritur në protestë prej disa javwsh dhe kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. Herë pas herë ka pasur përplasje me policinë, deri në dhunë fizike. Bashkia ka deklaruar se nuk do ta ndalojë projektin, pasi nuk është pronë e banorëve dhe ujësjellësi është në të mirën e fshatit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi kreshnik hajdari blendi klosi kreshnik hajdari

Sondazh

Poll