Aktualitet

S’kishin probleme, jetonin në Tiranë! Kameramani Artan Ismalaja u fut bashkë me gruan në oborrin e stallës së lopëve, m

5 Korrik 2021, 10:37 Nga DOSJA
S’kishin probleme, jetonin në Tiranë! Kameramani Artan Ismalaja

KRUJË– Artan Ismalaja, 51-vjeçari që vrau gruan e tij me thikë mëngjesin e sotëm ishte kameraman me profesion. Mësohet se Artan dhe Klarita Ismalaja, 45 vjeçe jetonin në Tiranë dhe nuk kishin probleme me njëri-tjetrin.

Ata madje kishin hapur edhe një dyqan pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit.  Por, mëngjesin e sotëm të dy u nisën drejt Bubqit. 51-vjeçari Artan Ismalaj është futur bashkë me të shoqen në oborrin e një stalle lopësh pas një kamioni që do të shkarkonte ushqim për lopët.

Aty Ismalaja ka vrarë gruan me thikë, dhe më pas ka tentuar të qëllojë dhe veten. 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan ismalaja burri vret gruan ne bubq klarita ismalaja artan ismalaja burri vret gruan ne bubq klarita ismalaja

Sondazh

Poll