Aktualitet

Ryshfet 2 mijë euro dhe përfshirje në trafikun e drogës, KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota

5 Korrik 2021, 06:05 Nga DOSJA
Ryshfet 2 mijë euro dhe përfshirje në trafikun e drogës, KLP

TIRANË–Me 10 vota pro (në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi), KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që u mblodh për të dy prokurorët. Në vend të Karriqit u vendos prokurori Xhevair Lita. 

Por pse akuzohen ata? Rasti më i “freskët” është ai i prokurorit Maksim Sota, i cili akuzohet si i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Sipas SPAK, në bazë të hetimit, rezulton se prokurori ka jetuar në një shtëpi me një të dënuar për trafik droge, apartament që qiraja paguhej nga një tjetër trafikant, edhe ai i arrestuar tashmë në operacionin “Shpirti”. Ndërsa prokurori i Kukësit Edmond Karriqi akuzohet se ka marrë 2 mijë euro ryshfet dhe ka pushuar menjëherë hetimin për të arrestuarit për trafik droge në Kukës.

Të dy prokurorët akuzohen për shpërdorim detyre dhe do të qëndrojnë në masën e “pezullimit” nga detyra deri në përfundimin e gjykimit.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond karriqi maksim sota operacioni shpirti edmond karriqi maksim sota operacioni shpirti

Sondazh

Poll