Tjetër skandal mjedisor në mes të sezonit turistik! Tonelata mbeturinash digjen nga Bashkia e Kavajës në zonën e Spillesë
5 Korrik 2021, 10:39Nga DOSJA
KAVAJË– Tjetër skandal mjedisor me mbeturinat! Tonelata me mbetje janë derdhur nga Bashkia e Kavajës mes zonës së Spillesë dhe zonës së njohur si ‘Plazhi i Gjeneralit’, duke ‘pushtuar’ vendin në mes të sezonit turistik.
Bashkia e Kavajës ka kryer krim mjedisor duke hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme, e më pas i ka vënë flakën, duke ndotur rëndë ajrin. Kjo katastrofë mjedisore po ndodh në Plazhin e Gjeneralit dhe Spillesë, duke shkaktuar rrezik serioz për shëndetin e banorëve në këto zona. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim edhe për turistët, pasi era është shumë e rëndë.
Djegia e mbeturinave
Djegia e mbeturinave
Djegia e mbeturinave
Djegia e mbeturinave
Pse ndodhet në këtë situatë qarku i Durrësit?
Dosja.al ka raportuar prej muajshkatastrofën mjedisore që vjen si pasojë e lënies së mëshirë të fatit të menaxhimit të mbetjeve urbane. Kazanët në disa vendgrumbullime janë mbushur dhe janë rreth 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina që nuk kanë se ku të zbrazen. Nga frika e sëmundjeve infektive, banorët në disa zona të Durrësit kanë nisur djegien e tyre. Një mosdakordësi mes Bashkisë dhe Qeverisë ka sjellë këtë situatë. Këshilli kërkoi nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, dhe kërkoi subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Por skadimi i kontratës me inceneratorin e Sharrës ka sjellë këtë situatë. Është në dorën e qeverisë që të japë “ok” për trajtimin e mbetjeve, çka do të sillte edhe zgjidhjen e situatës me plehrat në Durrës.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës, Dritan Marku. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e Markut, ku trupa gjykuese e pë...
TIRANË- Dosja hetimore e operacionit ‘Shpirti’ ku 4 të penduar kanë zbardhur informacione kyçe për rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Itali po de...
BERAT- Zjarri në Malin e Tomorrit prej disa ditësh po vazhdon ende të jetë aktiv. Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit po vazhdojnë prej disa ditësh në luftë me...
KRUJË– Krimi i rëndë në familje që tronditi Bubqin mëngjesin e sotëm ka ndodhur në makinën e çiftit Artan dhe Klarita Ismalaja.Mësohet se dyshja jan...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka komentuar operacionin ‘Shpirti” që shkatërroi katër organizata kriminale.Në një konferencë të përb...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur lidhur me rrezikun e variantit Delta të COVID, edhe pse deri më tani vendi ynë ende nuk ka ide...